Caka: Dyfishimi i çmimit të patentave, babëzi e shfrenuar e Rilindjes
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka në një deklaratë për mediat e ka cilësuar si dyfishimin e çmimit të patentave, babëzi të shfrenuar të Rilindjes.
"Babëzia e shfrenuar e qeverisjes Rilindase, dyfishon çmimin e patentave, pa asnjë arsye tjetër veç hajdutërisë. Qindra qytetarë, të cilët kanë nevojë të pajisen me patenta për drejtimin e automjeteve, që u shërbejnë atyre si një mundësi për të shkuar në punë e për të përmbushur detyrimet ndaj familjes, u është rritur në mënyrë skandaloze çmimi i patentave, i cili nga 400 mijë lekë të vjetra, dyfishohet e shkon në 850 mijë lekë të vjetra."
Sipas saj kjo ndodh në një kohë ku "transporti publik, paraqet në një nivel primitiv, si një shërbim që nuk u ofron asgjë qytetarëve".
Caka i bëri thirrje qeverisë të "heqë dorë menjëherë nga kjo rritje skandaloze" si dhe kërkoi nga "Prokurorisë që të hetojë menjëherë mbi këto veprime korruptive".
"I bëjmë thirrje Qeverisë të heqë dorë menjëherë nga kjo rritje skandaloze dhe korruptive dhe në vend që të mendojë se si t’ua rëndojë më shumë jetën qytetarëve, të marrë masa për lehtësimin e tyre. I bëjmë thirrje Prokurorisë që të hetojë menjëherë mbi këto veprime korruptive, që bien në kurrizin e mijëra qytetarëve dhe të çojë përgjegjësit përpara drejtësisë. 14 Maji është dita kur qytetarët do t’i kthejnë bashkitë në shërbimin e tyre, duke larguar grabitqarët e Rilindjes nga drejtimi i papërgjegjshëm i bashkive."
"14 Maji do të jetë dita kur më së fundmi qytetarët do të marrin frymë dhe do të çlirohen nga abuzuesit dhe të korruptuarit e Rilindjes, të cilët grabisin djersën dhe mundin e tyre.", tha ajo.
