Tritan Shehu: Po ndodhin gjëra që varrosin e shkatërrojnë parlamentarizmin shqiptar
Deputeti i PD-së Tritan Shehu në një intervistë për Ora Neës me gazetaren Siklajda Shorja tha se në vend po "ndodhin element që kanë varrosur dhe kanë shkatërruar parlamentarizmin shqiptar dhe demokracinë në Parlament".
Sipas tij kryeministri duhet ti përgjigjet parlamentit dhe të japë llogari kur një gjë e tillë kërkohet.
Tritan Shehu: Po ndodhin element që kanë varrosur dhe kanë shkatërruar parlamentarizmin shqiptar dhe demokracinë në Parlament. Rama deklaron që nuk vjen në Parlament, a ka kryeministër në botë që thotë nuk vij në parlament? Ku është vendi që kryeministri debaton? Kryeminitri është produkt i parlamentit, është i detyruar ligjërisht të vijë në parlament e të japër llogari. Dhe moskrijimi i Komisionit hetimor është gjë e rëndë. Është absurde të dëgjosh juztifikime e argumenta që thonë nuk do të krijojmë Komisionin Hetimor.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
