5 gola në miqësore nga Italia, Shqipëria U-16 pa forcë (VIDEO)

Shqipëria e 16-vjeçarëve është turpëruar nga Italia në një miqësore të luajtur në Tiranë. Skuadra e Ervin Bulkut e ka nxjerrë topin plot 5 herë nga rrjeta, edhe pse kaloi e para në avantazh duke krijuar iluzionin se mund të dilte me kokën lart nga sfida e luajtur në “Air Albania Stadium”.

Pas një gabimi të një prej mbrojtësve të Italisë, Oresti Rifa u gjend para portierit kundërshtar dhe shënoi golin e parë por më pas kuqezinjtë e vegjël u shpërbënë duke regjistruar një disfatë që mund t’i dëmtojë moralisht.