Hatayspor, gjendet edhe trupi i pajetë i drejtorit sportiv

Ndodhej në të njëjtin pallat me Christian Atsu por trupi i tij i pajetë është nxjerrë nga rrënojat vetëm ditën e sotme.

Bëhet fjalë për drjetorin sportiv të Hatayspor, Taner Sevut, i cili është identifikuar vetëm pas analizës së AND-së. Tashmë është zyrtare që edhe Savut ka ndërruar jetë si pasojë e tërmetit të frikshëm të 6 shkurtit që u ka marrë jetën 45 mijë njerëzve mes Turqisë dhe Sirisë.

Lajmin e konfirmon vetë klubi turk në një mesazh të shkurtër të publikuar në Tëitter që i jeo lamtumirën njeriut që punonte përditë me skuadrën e suksesshme të drejtuar nga trajneri Volkan Demirel.