Manchester United, ish-pronari i Milanit mund të bëhet aksioner
Tifozët e Manchester United kanë nisur të dridhen dhe arsyeja nuk janë rezultatet në fushën e lojës por menaxhimi i familjes Glazer që pasi ka nxjerrë në shitje klubin, mund të bëjë një hap pas për të shtyrë edhe më shumë periudhën e mbretërimit në “Old Trafford”.
Pavarësisht kontestimit të mbështetësve prej shumë vitesh rresht dhe nisjes së një procedure për ta shitur klubin, familja amerikane ka kërkuar ndihmën e Fondit Elliot për të injektuar para në mënyrë që Glazers të ms heqin dorë nga pronësia mbi Manchester United pasi kërkojnë 7 miliardë dollarë dhe jo 4 apo 5 sa ofrojnë ofertuesit.
Në këtë mënyrë, Elliot do të ndihmonte Glazers të paguanin borxhet dhe të bëhej aksioner në minorancë. Manjati Paul Singer, themelues i Elliot me pasuri 46 miliardë dollarë, ka kërkuar kohë për të studiuar ofertën. Elliot pak kohë më parë shiti përfundimisht të gjitha aksionet e Milanit.
