Mourinho paralajmëron largimin nga Roma: Në fund të sezonit kam shumë për të thënë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2023, 07:30
Fitorja e vuajtur ndaj Veronas rikthen Romën në vendin e tretë por Jose Mourinho nuk është aspak i kënaqur, jo me skuadrën por me tifozët. Në deklaratën e shtypit, ai paralajmëron lamtumirën në fund të këtij sezoni.
“Kjo fitore është meritë e djemve dhe më vjen keq që ka njerëz që nuk ua dinë meritat për atë që ata po bëjnë në fushën e lojës. Për të 23-tën ndeshje rresht stadiumi ishte i mbushur por kjo nuk mjafton.
Ka stadiume që fitojnë të vetëm ndeshjet dhe ka stadiume që vendosin në vështirësi lojtarët. Klima nuk është e duhura dhe në fund të sezonit kam shumë për të thënë. Cristante humbi një top në minutën e 80 dhe stadiumi e vërshëlleu dhe kjo nuk është e drejtë.
