Dani Alves kërkon lirinë me kusht, ja çfarë vendimi mori gjykatësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2023, 12:16
Dani Alves nuk do të dalë nga burgu. Mbrojtësi brazilian i akuzuar për ngacmim seksual, nuk e ka përfituar lirinë me kusht. Ky është vendimi që ka marrë gjykatësi në Gjykatën e Barcelonës, duke rënduar situatën e ish-lojtarit të Barcelonës i cili rrezikon shumë.
39-vjeçari u arrestua në datën 20 janar pasi akuzohet që në 30 dhjetor në një pub të Barcelonës, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një femër në tualetin e lokalit.
Sipas gjykatës, mundësia që Alves të largohet drejt Brazilit është e lartë dhe prandaj ai duhet të qëndrojë në qeli derisa çështja të gjykohet përfundimisht.
