Tërhiqen amerikanët, Liverpool nuk do të shitet për 10-fishin e vlerës që u ble
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2023, 18:17
Liverpool nuk është më në shitje. Këtë e bëjnë të ditur aksioneri më i madh John Henry dhe presidenti Tim Werner vetëm pak muaj pas njoftimit se ata po planifikonin kalimin e aksioneve në duart e ofertuesit më të mirë.
Sipas përllogaritjeve, Liverpool kushton rreth 4.5 miliardë dollarë, një shumë e çmendur krahasuar me atë të vitit 2010 kur amerikanët e blenë për dicka më shumë se 340 milionë.
“FenWay Sports Group” e bëri kthesën e madhe pasi një shoqëri nga Katari hyri në garë për të blerë Manchester United por gjithsesi, aksionerët aktualë jënë të hapur për investitorë të rinj në minorancë të cilët dëshirojnë të investojnë.
