Bayern Munchen gjen portier në Itali, gati oferta në qershor
Guglielmo Vicario mund të jetë pasardhësi i vërtetë i Manuel Neuer te Bayern Munchen. 36-vjeçari është dëmtuar dhe duket se karriera e tij është drejt perëndimit dhe klubi kampion kërkon një emër të ri që të ofrojë siguri e vazhdimësi.
Gardiani i Empolit po bën paraqitje pozitive këtë sezon duke hyrë edhe në orbitën e Kombëtares së Italisë. Lajmin e konfirmon presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, sipas të cilit, të dërguarit e Bayernit po e monitorojnë 26-vjeçarin që prej muajit janar.
Momentalisht Nagelsmann ka Ian Sommer në katërkëndësh por mosha e zviceranit e shtyn klubin të mendojë për të ardhmen dhe për t'i dhënë një sinjal edhe Neuer, i cili kohët e fundit është gjobitur me 1.5 milionë euro për deklaratat kundër klubit pas shkarkimit të trajnerit të piortierëve.
