Ronaldo kërkon 6.1 milionë euro për vilën në Manchester

Cristiano Ronaldo mbyll përgjithmonë kapitullin Manchester duke u fokusuar tërësisht te aventura arabe me Al-Nassr. Talenti nga Funchal ka nxjerrë në shitje shtëpinë në qytetin e Anglisë veri-perëndimore.

Një agjenci imobiliare ka publikuar edhe çmimin që dëshiron të arkëtojë CR7 nga vila superluksoze në periferi të Manchester-it. 6.1 milionë euro e ka vlerësuar sulmuesi ndërtesën që ka 7 dhoma, 1 pishinë, 6 tualete, një palestër dhe një kinema.

E përfshirë në çmim është edhe një shtesë me dy dhoma për miqtë, një fushë padeli dhe një garazh.