Kartoni i verdhë për qesharak i vitit, shikojeni momentin (VIDEO)

Kandidat për kartonin e verdhë më dëfryes të vitit. Bëhet fjalë për lojtarin e Sunderland, Luke O'Nien, i cili propozon vetë në rrjetet sociale një konkurs.

“Jemi dakort që unë jam një idiot por le të argëtohemi pak. Kush bën montazhin më të bukur për këtë video, fiton një fanellë të Sunderland të firmosur nga të gjithë djemtë”, shkruan mbrojtësi në Twitter.  

Episodi u regjistrua në ndeshjen e Championship kundër Bristol ku Sunderland u ndal në barazim 1-1. Ky është momenti kur O'Nien i hipën në shpinë sulmuesit kundërshtar Alex Scott, i cili ishte nisur në kundërsulm, shikojeni!