Djokovic festoi fitoren në Australian Open me këngët e “Serbisë së madhe” (VIDEO)

 

Tenisti serb, Novak Djokovic nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë që ka për fraksionet ekstremiste të vendit të tij, të cilët vazhdojnë t’i thurin këngë “Serbisë së madhe”.

Në një postim të bërë në Twitter, lideri i Ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak poston një video ku Djokovic këndon këngë lufte dhe shtruan se “kështu filluan luftërat e viteve 90-të”.

Video daton përpara disa javëve, menjëherë pas suksesit të tij në Australian Open ku Djokovic bashkë me prindërit, bashkëshorten dhe ish-futbollistin e Aston Villa-s, Savo Miloshevic, kanë në një lokal ku po këndohej live dhe një nga këngët ishte edhe “himni i luftërave serbe në Jugosllavi”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sport Klub (@sport.klub)

Teksti i kësaj kënge ndër të tjera thotë: “Kush e thotë këtë, kush gënjen, Serbia është e vogël, ajo nuk është e vogël, ajo nuk është e vogël, ka bërë tre luftëra”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sport Klub (@sport.klub)