Dyshime se do të kryenin atentat, Spahiu dhe Preçi mohojnë të kenë lidhje me BMW X6 dhe armët në Elbasan
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2023, 11:19
Dy të arrestuarit Arben Spahiu dhe Arsen Preçi, kanë mohur të kenë lidhje me makinën e gjetur në rrugën "Emin Matraxhiu" në Elbasan si dhe armët e gjetura.
Burime për Ora News bëjnë me dije se ata kanë kërkuar vetëm avokat dhe nuk kanë folur për asgjë tjetër.
Në makinë u gjetën 4 armë zjarri (3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë) dhe një automjet që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen një krimi në këtë qytet, që tashmë janë vënë nën sekuestron e policisë.
Makina luksoze ku u gjetën armët, rezulton të jetë vjedhur dy javë më parë në Shkodër.
Makina ishte bërë gati për atentatin ndaj Elton Kilës alias "Otit" dhe Talo Çelës.

