Dogji veten me benzinë në Durrës, identifikohet 65 vjeçari, ishte nga Tirana
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2023, 11:10
Identifikohet personi që u dogj me benzinë të premten e kaluar në Durrës.
Ai ishte një 65-vjeçar nga Tirana, që sipas familjarëve kishte çrregullime mendore.
Engjëll K. u gjet të premten i djegur në ambjentet e një pallati të pabanuar në plazhin e Durrësit.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u deklarua se ai ishte vetëdjegur me benzinë.
Ndërkohë bëhet me dije se ende nuk është identifikuar gruaja që humbi jetën në një aksident automobilistik që ndodhi në autostradë pranë mbikalimit të Shënavlashit.