Vrasja e Pjerin Xhuvanit, provat e reja çojnë në "Arrest shtëpie" 6 policët

Gjashtë efektiva të policisë së Elbasanit akuzohen se nuk kanë marrë masa për parandalimin e vrasjes së pjerin xhuvanit gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Prokuroria kërkoi arrest shtëpie për 6 efektivat e shqiponjave për cilët akuzohen se kanë pasur dijeni se autori arbër paplekaj ishte I armatosur por nuk e kanë neutralizuar para krimit.

Prokuroria e Elbsanit ka gjetur prova të reja për implikimin e policisë në vrasjen e Pjerin Xhuvanit gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet në Elbasan.

Provat e reja duket se fajësojnë efektivët e repartit shqiponja, të cilët gjykata e Apelit i kishte shpallur të pafajshëm dhe I kishte kthyer në detyrë.

Organi i kuzës ka kërkuar para gjykatës të martën arrest në shtepi për 6 policët pasi sipas prokurorisë ata kanë qenë atë ditë në dijeni se Arbër Paplekaj ka qenë i armatosur, dhe nuk e kanë paranadaluar ngjarjen e rëndë ku humbi jetën Pjerin Xhuvani.

Burimet zyrtare thanë se akuzat janë ngritur për efektivët Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

Policët u pezulluan nga detyra me vendim gjykate pas kërkesës së prokurorisë së Elbasanit, me akuzën për “Shpërdorim detyre”, pas vrasjes së Xhuvanit, ndërsa më pas Apeli i rikthej në detyrë.

“Është një e re shumë e rëndësishme – pohoi avokatja Tahiraj – sepse e bën akoma shumë misterioze dhe sigurisht të pakuptueshme sjelljen e policisë përpara vrasjes. Me këto prova të reja që na dhanë Prokurorët, nga e cila rezulton se ishte të paktën një person i armatosur, në mendimin tim do të ishte dashur që të ndërhyej në mënyrë të ndryshme nga ajo sesi, në të kundërtën, ndodhi. Me një veprim të drejtë parandalues ajo vrasje do të kishte qenë e mundur që të evitohej”.

Ndërsa për të rejat në referim me rastin e sinjalizuar nga avokatja Tahiraj në javët e kaluara për një dëshmitar që mund të jetë në rrezik jete dhe që mund të bashkëpunojë me drejtësinë Tahiraj tha vetëm se ka marrë një letër nga drejtuesi i prokurorisë që i komunikon se ja ka besuar Prokurorëve dhe policisë administrimin e kësaj situate për kompetencat e tyre respektive.

Ngjarja e rëndë ndodhi katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në qytetin e Elbasanit, ku militantë të Partisë Socialiste u përplasën me të anëtarët e të ashtuquajturës Struktura e Mbrojtjes së Votës, e Partisë Demokratike.

I akuzuari direkt për vrasjen, Arbër Paplekajt ndodhet prej muajsh në procesi gjyqësor në gjykatën e Elbasanit ende pa një vendimarrje.