Harrohet historia e Eftali Koçit, banesa e mësueses së shkollës së parë, gati duke u rrënuar
Banesa e mësueses së shkollës së parë femërore në Durrës Eftali Koçit është dëmtuar nga tërmeti i 2019, ndërsa lënia në harresë po e çon atë drejt shembjes.
Banesa e cila është e vendosur në një prej zonave historike të Durrësit, por që askush nuk ka ndërhyrë për ta mbajtur atë në këmbë dhe si një monument kulturor dhe atraksion turistik.
E ngritur buzë Bulevardit Dyrrah, shtëpia e Eftali Koçit në Durrës po rrënohet.
Këtu ka banuar Eftali Koçi, thotë tabela në hyrje të shtëpisë që mendohet të jetë ndërtuar rreth 100 vjet më parë.
Por, shtëpia është lënë në mëshirë të fatit.
Tërmeti dhe negliozhenca e institucioneve kanë bërë që çatia e banesës të shembet dhe muret të amortizohen.
"Shtëpia është rrënuar dhe është lënë me çati të shembur, me rroba brenda," tha një banor.
Eftali Korçi ishte drejtore në shkollën e parë Femnore në Durrës, ndërsa mbahet mend si një nga mësueset më të shquara të historisë durrasake.