“Ngritën” traun për të kërkuarit, 6 kontrollorë të Portit të Durrësit arrestohen me akuzën e korrupsionit
Lejimi i kalimit në kufi të personave në kërkim dhe atyre me lëvizje të ndaluar në BE, ka çuar në pranga 6 kontrollorë të policicë kufitare në portin e durrësit. Ata akuzohen se kanë marrë shuma ryshfeti deri në 100 euro ndërsa hetimi, ka identifikuar të paktën 20 persona që u kanë ofruar rryshfet për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Gjashtë kontrollorë të portit të Durrësit janë arrestuar me akuzën e korrupsionit pasi kanë lejuar kalimin e personave në kërkim dhe ata me ndalim hyrje në vendet e BE.
Në pranga kanë rënë punonjësit e policisë Kalosh Sula, Luan Çelaj, Marsel Farruku, Naim Kadrimi, Isametin Vranezi dhe Eduart Matmuja.
Agjencia e mbikqyrjes policore tha se ekzekutimi i masave të sigurimit arrest me burg të vendosura ndaj këtyre punonjësve të policisë u krye në funksion të procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria e Durrësit për veprat penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”.
Hetimet kanë zbardhur se punonjësit me detyre kontrollor në pikën e kontrollit kufitar të portit durrës, duke keqpërdorur atributet që u jep detyra lejonin hyrje-dalje të shtetasve të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të pagesave të cilat varionin nga 5 deri në 100 euro.
Ndërverimet korruptive të dokumentuara gjatë hetimeve, kryheshin në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, duke përfshirë raste të lejimit të kalimit të shtetasve të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, apo automjeteve që nuk i nënshtroheshin regjimit doganor.
Për këtë çështje, Gjykata e Durrësit, ka caktuar masat e sigurimit personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për 20 shtetas, të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Këta shtetas kanë kryer ndërveprime korruptive duke ofruar shuma ryshfeti ndaj punonjësve të policies me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të parregullt.
Kalimi në kufi I personave në kërkim apo atyre me hyrje të ndaluar në BE, është bërë shpesh shkak për kritika në adresë të Shqipërisë sa I përket lëvizjes së lirë.