Të shqetësuar për çmimet, qytetarët në Elbasan: Situata e papërballueshme

Rritja e vazhdueshme e çmimeve ka shqetësuar qytetarët në Elbasan. Së fundmi edhe rritja e çmimit të bulmeteve ka ndikuar negativisht në ekonominë familjare. Qytetarët shprehen se çmimet janë bërë të papërballueshme ndërsa thonë se në këto kushte kanë ulur konsumin.

Këtë fund shkurti konsumatorët në Elbasan janë përballur me një rritje të pajustifikueshme të cmimeve të produkteve ushqimire e kryesisht produkteve të bulmetit dhe fruta perimeve.

Qytetarët thonë se rritja është e papërballueshme për ta.

"Nuk ka buxhet, s'ka lekë. Këtu kanë mbetur vetëm pleqtë. Ku e ke rininë, i pari djali im që ka ik, vajza ime. Jam vetëm me burrin.

Rrogat kanë mbetur në vend, ndërsa çmimet janë rritur.

Bulmeti dhe mielli u bënë ushqime lufte," thonë qytetarët.

Ata shprehen se në kushtet e rritjes së çmimeve kanë ulur konsumin.

"100 lekë, 200 lekë, 50 lekë. Kaq!"

Më të vështirëe e kanë pensionistët.

"Kam 30 vjet që shes në markatë, për 30-50 lekë dhe se merr ai tjetri," tha ajo.

Rritja e çmimeve të pothuajse të gjitha produkteve nisi që në fund të shkurtit të vitit të kaluar pasi tregjet ndërkombëtare u goditën nga lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë.