Përplasen dy makina në aksin Fushë Krujë-Thumanë gjatë natës, dy të plagosur, shoferi i dehur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2023, 09:26
Një aksident ka ndodhur gjatë natës në aksin Fushë Krujë-Thumanë, pranë urës në fshatin Hasan, ku dy mjete janë pëërplasur me njëra-tjetrën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 ndërsa të plagosur kanë mbetur dy persona ndërsa njëri prej drejtuesëve të mjetit, shtetasi A.Z. ka rezultuar nën efektin e alkoolit.
Pasagjerët e plagosur ishin në automjetin me drejtues shtetasin M.N.
Është shoqëruar menjëherë në komisariat drejtuesi i dehur ndërsa policia po vijon hetimin për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.