Rroi: Palët politike të dala nga lëvizja e dhjetorit u kthyen kah interesave të tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2023, 21:32
Grid Rroi, pedagog i shkencave politike në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se ende pas 32 vitesh "Ende askush nuk kërkon ti shkojë në fund të vërtetës së plotë".
Sipas tij "Kushdo palë politike që doli nga lëvizja e dhjetorit bëri një mbrapakthehu duke u kthyer kah interesave të tyre".
Grid Rroi: Ka 32 vite që ka ndodhur lëvizja studentore. Ende askush nuk kërkon ti shkojë në fund të vërtetës së plotë. Lëvizja studentore filloi në dhjetor e përfundoi në fund të marsit. Ishte lëvizja kryesore në trojet tona që ka kërkuar shtet kombin. Ne jemi ende duke rrugëtuar drejt tij. Kushdo palë politike që doli nga ajo lëvizje bëri një mbrapakthehu duke u kthyer kah interesave të tyre.
