E rëndë në Berat/ 28 vjeçari përplaset me shtyllën e ndriçimin dhe digjet brenda makinës

Një 28 vjeçar ka humbur jetën në Berat si pasojë e një aksidenti tragjik gjatë mbrëmjes së të hënës!

Aksidenti ka ndodhur në aksin Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, ku shtetasi K.M., 28 vjeç duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë.

Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi 28 vjeç.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të rëndë ndërsa grupi hetimor pritet që të dalë në rezultate pasi të ketë përfunduar të gjitha procedurat e kqyrjes së vendit dhe automjetit.

Ndërkohë në një tjetër aksident në aksin Fushë-Krujë-Thumanë u plagosën 2 pesona.

Ngjarja ka ndodhur rreth ore 02:00 të së martës, ndersa kane mbetur te plagosur dy pasagjeret qe ndodheshin ne autoveturen me drejtues shtetasin me iniciale M. N. 

Pas testit te alkolit drejtuesi I automjetit tjetër  ka rezultuar nen efektin e alkoolit, dhe menjehere eshte bere shoqerimi ne ambjentet e policise.

84 aksidente kanë ndodhur në vendin tonë vetëm gjatë muajt janar të këtij viti, ku nga këto mbetën të vdekur dhe të plagosur 119 persona.

Sipas Institutit të Statistikave Tirana zë vendin e parë me 41 aksidente gjatë janarit, e ndjekur nga Durrësi me 16.

Ndërkohë sipas INSTAT qarku me 0 aksidente gjatë janarit është Shkodra, ndërsa Dibra dhe Korça kanë rezultuar me nga 1 aksident.

E rëndë në Berat/ 28 vjeçari përplaset me
Kliton Merkaj