"McGonigal", Salianji: I kemi dërguar shkresa SPAK, SHISH dhe Ministrisë së Brendshme, heshtin nga frika
Deputeti i PD-së Ervin Salianji deklaroi sot se opozita i ka dërguar kërkesë për informacione në lidhje me përfshirje të zyrtarëve të lartë e kryeministrit Rama, por sipas tij këto informacione janë të kapura nga kryeministrisë.
"Jam sot për të konfirmuar me shkresa pasi dihet se të gjitha institucionet janë nën thundër të autokratit.
Të gjitha institucionet prej një muaji nga frika e Ramës ose heshtin ose kanë frikë të përgjigjen. Me urdhër të Ramës është anuluar ngritja e Komisionit Hetimor dhe mocioni për debat. Disa institucione janë përdorur për të goditur kundërshtarët politikë, në media.
SPAK, SHISH, dhe Ministrisë së Brendshme u janë dorëzuar disa kërkesa për informacion.
Ministria ktheu përgjigjen se ministri i brendshëm apo zyrtarë të tij nuk kanë pasur asnjë takim me ish-zyrtarin e FBI-së.
SHISH i kapur nga kryeministri thotë se i përgjigjet vetëm kryeministrit.
SPAK me keqardhje të plotë, edhe sot e kësaj dite nuk ka fuqi të kthejë përgjigje sipas ligjit. Kur si kthen përgjigje një deputeti imagjinoni për një qytetar të këtij vendi," tha ai.