"Sofra e Tironës" ja si u mbyll këtë vit. Tafaj: Ky edicion hov cilësor në të gjitha dimensionet

Shoqata Tirana organizoi edicionin e 31 të Sofrës Tiranase, duke bërë bashkë shqiptarë nga të gjitha trevat.  Të pranishmit uruan si për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, edhe për 103 vjetorin e Tiranës Kryeqytet, duke theksuar se kjo është kryeqendra e shqiptarisë.

Arben Tafaj, kryetar i Shoqatës Tirona dhe Ledi Shamku, gjuhëtare në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora treguan se si u mbyll edicini i këtij viti.

Ledi Shamku tregoi se mori pjesë për herë të parë në një edicion të tillë dhe tha "Për herë të parë pashë një bashkësi".

Ledi Shamku: Ishte hera e parë që merrja pjesë në "Sofrën Tironsë". Për herë të parë pashë një bashkësi. Më vjen shumë mirë pasi përpjekjet më të mëdha që bëhen sot është për të mbajtur bashkësitë apo për ti formuar aty ku nuk janë.

Për Arben Tafaj edicioni tashmë është "fakt i kryer" dhe  "Ky edicion ishte një hov cilësor në të gjitha dimensionet e veta".

Arben Tafaj: Tashmë është fakt i kryer gjëja. Ky edicion ishte një hov cilësor në të gjitha dimensionet e veta, patriotik pasi një vit pasi u shpall Kosova Republikë Shoqata Tirona ka firmosur peticionin e ligës ku ne bëhemi pjesë e nismës për njohjen e Kosovës. Tironsit janë popullsi tërësisht patriote. " Sofra e Tironës" revokon këngn më të bukur, traditën.