15 vite Shtet/ Flamuri i Kosovës valëvitet për herë të parë në Philadelphia, Tajar Domi zbulon surprizat e aktivitetit

Më 17 shkurt Kosova kremtoi 15-vjetorin e Pavarësisë së saj. Një ngjarje për të cilën u organizua aktivitete të shumta jo vetëm në vend por edhe jashtë saj.

Një aktivitet i veçantë u organizua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku për herë të parë u festua në bashkinë e Philadelphias ngritja e Flamurit kosovar.

Lidhur me këtë aktivitet i ftuar në studion e “Ditë e Re” në RTV Ora, ishte Tajar Domi, anëtar i Kryesisë së Shoqatës Atdhetare “Bijtë e Shqipes” dhe mësues.

“Shoqata jonë u krijua 16 vite më parë. Dhe në thelb të saj është shkolla shqipe, ku bëhet mësoim dhe lexim i gjuhës tonë kombëtare. Është një shkollë që funksionon në 5 nivele. Shoqata ka një numër të konsiderueshëm të anëratëve të saj, që e kalon shifrën prej 500 anëtarësh, por ka dhe shumë kontributorë edhe pse nuk janë anëtarë të saj”, u shpreh ndër të tjera Domi.

Ai tha se këtë aktivitet u ndanë shumë çmime ndërsa zbuloi se Flamurin e Kosovës e ngriti ambasadori i Kosovës në SHBA, Valdet Sadiku.