Pikturat e dashurisë/ 10 vepra romantike që mund të rishihen në ditën e Shën Valentinit

Artistët kanë përdorur kanavacën dhe bojërat për të përjetësuar bukurinë dhe pasionin e dashurisë. Në ditën e Shën Valentinit sjellim 10 kryevepra të piktorëve nga e gjithë bota që janë simbol i kësaj ndjenje.

Në rrjedhën e historisë, artistët kanë përdorur kanavacën dhe bojërat për të përjetësuar bukurinë dhe pasionin e dashurisë. Teksa më të mirat nga këto kryevepra mund të ngjallin ndjenja romantike në çdo kohë të vitit, dita e Shën Valentinit është një kohë e përshtatshme për t'i riparë ato.

Për shembull, "Puthja" nga Gustav Klimt. Një kryevepër e pamohueshme nga "Periudha e Artë" e Austrisë. Piktura është njëkohësisht erotike dhe sensuale. Klimt u frymëzua nga stili i mozaikëve japonezë dhe tërheqja universale e dashurisë romantike.

"Puthja" mishëron ndjenjat sentimentale të butësisë dhe dashurisë dhe u flet të gjithë brezave të njerëzve," tha Franz Smola, kurator në muzeun Upper Belvedere në Vjenë, kur galeria shënoi 100 vjetorin e vdekjes së Klimt në 2018.

Piktura të tjera romantike nga historia e artit janë: "Lindja e Venusit" nga Sandro Botticelli (1484-86). Ai portretizon perëndeshën e dashurisë si një standard të idealizuar të përsosmërisë dhe pastërtisë.

"Chez le Père Lathuille" nga Édouard Manet (1879) Kjo skenë e përmbajtur, e zakonshmne përshkruan një shprehje më modeste të dëshirës. Por pasioni i çiftit duket nga vështrimet e tyre të thella, dhe pozicioni i trupave të tyre.

"Në shtrat: Puthja" nga Henri de Toulouse-Lautrec (1892) Kjo pikturë postimpresioniste kap një moment pasioni midis dy grave. Është një nga disa imazhet që ai pikturoi për intimitetin e të njëjtit seks.

"Qershori i zjarrtë" kryevepra e Sir Frederic Leighton (1895). Megjithëse gruaja fle vetëm, ngjyrat e pasura dhe fustani i rrjedhshëm, japin një imazh romantik.

“Trëndafilat e flakur" nga Pierre-Auguste Renoir (1875),  i njohur për qasjen e tij ndaj përshkrimeve të bukurisë femërore dhe kjo shihet qartë në këtë pikturë sensuale.

“Kanali i Madh i Venecias” (Venecia Blu)" nga Édouard Manet (1875) përshkruan ndjenjën ëndërrimtare të shëtitjes në një nga gondolat e famshme të qytetit

Po ashtu mes verpave romantike përfshihen edhe "Shëtitorja pranë Argenteuil" nga Claude Monet (1873), "Peshkatari dhe sirena" nga Frederic Leighton (1856-58)  dhe "Cupid and Psyche as Children" nga William-Adolphe Bouguereau (1890) E njohur në bisedë si "Puthja e Parë", kjo pikturë përshkruan Cupidin, perëndinë greke të dashurisë, me Psyche, perëndeshën e shpirtit.