Brit Awards 2023, Harry Styles triumfoi në 4 kategori përfshirë “Artisti më i mirë”
Një javë pas triumfit në çmimet Grammy, Artisti Harry Styles ka triumfuar sërish në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards 2023 duke rrëmbyer plot katër trofe. Ai është zyrtarisht ylli më i madh i popit britanik.
Artisti Harry Styles ka triumfuar sërish në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Brit Awards 2023”.
Trembëdhjetë vjet pasi ai bëri audicionin për X Factor, Styles është zyrtarisht ylli më i madh i pop-it britanik. Kuarteti i tij i çmimeve përfshinte artistin e Vitit, Albumin e Vitit për 'Harry's House', Këngën e Vitit për 'As It Was' dhe Artisti më i mirë Pop/R&B.
“Jam vërtet shumë mirënjohës për këtë dhe jam shumë i privilegjuar që ndodhem këtu sonte”, tha Styles teksa rrëmbeu çmimin.
Styles, i cili u bë i famshëm gjatë “The X Factor” si anëtar i grupit të djemve One Direction, javën e kaluar fitoi dy çmime Grammy.
Grupi britanik indie rock Wet Leg fitoi dy çmime nga katër kategoritë për të cilat ishin nominuar, për Bandën Britanike të Vitit dhe Artistin më të Mirë të Ri. Beyoncé dominoi kategoritë ndërkombëtare në BRIT Awards 2023. Mbretëresha 41- vjeçare e Grammy-t mori dy çmime: Artistja Ndërkombëtare e Vitit, Kënga më e mirë ndërkombëtare për 'Break My Soul'.
FLO u bë grupi i parë femëror që fitoi çmimin Rising Star në BRIT Awards dhe grupi i parë që nga Florence + The Machine në 2009. Fitues të tjerë ishin Becky Hill dhe "The 1975".
Fituesit u shpallën në një ceremoni që u zhvillua në arenën O2 në Londër ku të pranishëm ishin shumë yje të muzikës. Më shumë se 50 artistë u nominuan.
