Pemë 500 vjeçare në Mallakastër/ Rrapi i Drizarit rrezikon tharjen, banorët: Askush nuk ka ndërhyrë

Në fshatin Drizar të Mallakastrës një pemë atje është 500 vjeçare e vjetër. E shpallur monument natyror, ajo duhet të mbrohet nga shteti për shkak të vlerave që ajo ka. Por, banorët e zonën thonë se Rrapi rrezikon të thahehet, dhe për këtë janë në dijeni të gjitha institucionet por askush nuk ka ndërhyrë!

Ky është Rrapi i Drizarit, pema e cila daton afro 500 vjet më parë!

Ndodhet në fshatin Drizar të Mallakastrës dhe është shpallur monument natyror për shkak të vjetërsisë së tij!

Por pema e njohur shekullore duket se po shkon drjt fundit!

15 vjet më parë atë e goditi një rrufe, dhe njëra prej degëve ëshët tharë.

Ali Isufi kryeplak i fshatit Drizar ka kërkuar prej kohësh ndërhyrje urgjente nga institucionet, por deri më tani pavarësisht vlerave natyrore të saj askush nuk ka ndërhyrë.

Më një lartësi mbi 30 m dhe perimeter të trungut afro 8 m, rrapi, krijon një kurorë në formë ombrelle, e cila e ka shndërruar atë në një vend takimi, qëndrimi ose shlodhje nder shekuj  për banorët e zones  dhe karvanet qe kalonin asokohe.