27 vite “Sofra Tiranase”, Arben Tafaj “rrëfen” surprizat e edicionit të këtij viti: Ruajtja e traditës vijon
Tradita tashmë 27-vjeçare e këngës dhe valleve të Shqipërisë së Mesme vjen me një spektakël të paharrueshëm këngësh e vallesh edhe këtë vit do të organizohet, në Pallatin e Kongreseve, në datat 15-17 shkurt që përkon dhe me Pavarësinë e Kosovës, si shenjë nderimi i këtij akti historik. Ndaj në këtë festë do marrin pjesë dhe një panel i veccantë me politikanë shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, për të dhënë mesazhin:
“Të jemi të gjithë bashkë edhe në këtë sofër të bukur”, u shpreh Arben Tafaj, kryetar i Shoqatës “Tirana”në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ishte “Sofra në vetvete nuk ka të parë, pasi të gjithë janë të barabartë dhe si e tillë është konceptuar dhe mënyra e shpërndarjes së tryezave në sallë, dhe për të pasur Tiranën si kryeqendër e të gjithë shqiptarëve.
“Ne nuk shkëputemi dot nga tradita, pavarësisht të rejave që sjell jetesa.
Tek ky spektakël ka një fenomen interesant, pasi nuk ka një grupmoshë të caktuar në sallë, ku ka një ndërthurje të gjthë brezave. Dhe kjo i shërben qëllimit për të mbajtur gjallë traditën tonë. Por ajo që mund të them pa frikë është se ky festival renditet menjëherë pas festivalit të këngës në RTSH, që organizohet me financimet nga shteti direkt, ndërsa ky organizim bëhet përmes shpirtit të traditës dhe vetë-financimeve.
Ka ardhur enkas për Sofrën Tiranase Amrda Arkaxhi. Vjen për të bërë një duet Kreshnik Zhabjaku ,me sopranon numër 1 të Tironës me zonjën Eva Golemi”, u shpreh Arben Tafaj, kryetar i Shoqatës “Tirana”.
