Marco Mengoni fiton Sanremon 2023

Me një shikueshmëri që kaloj cdo pritshëmri, mbi 66% spektarorë, e që nuk regjistrohej prej 1995, me mbi 80 milionë italianë në botë që ndoqën cdo natë të tij, u mbyll edicioni i 73 i Muzikës Italiane, Sanremo 2023.

28 këngë në garë, 6 prej të cilëve performuar nga të rinj që për herë të parë dilnin përballë një publiku kombëtar, garuan për Leonin e Artë të Teatrit Ariston i cili pas votës së 3 jurie; të gazetarëve, ekspertëve e publikut, shpallën fitues këngën "Dy Jetë" të Marco Mengonit,

Është hera e dytë që ky këngëtar me një zë virtuoz e muzikalitet të vecantë, fiton Festivalin e Sanremos.

Në vend të dytë u rendit Lazza, pas tij Mr Rain, në vend të katërt Ultimo e në vendin e 5, këngëtari Tananai.

Cmimi i Kritikës, Mia Martini iu dha këngëtarëve Cola Pesce Di Martino me këngën e tyre "Splash"

Krah prezantuesve Amadeus e Gianni Morandi, në natën finale u rikthye në skenën e Ariston, blogerja Chiara Ferragni e cila me lookun e saj përcolli mesazhe mbi figurën e gruas si nënë në mendimin "se mund të jesh grua edhe pa u konsideruar nënë". Veshja e parë e saj si një armaturë hekuri në të artë ishte zgjedhur për të simbolizuar forcën e gruas bashkuar me blunë si ngjyra e shënjtërimit të mëmësisë.

Cdo vit ky event ndër më të rëndësishmit e Muzikës Italiane bëhet objekt debatesh publike, sociale e medaitike, pasi përcjell në netët e tij mesazhe, fjalë, qasje që ndezin klimën e aktualitetit e për një vit të tërë kanë qënë në qëndër të panoramës së jetës së vendit.

Ky Festival që përkoi me 75 vjetorin e Kushtetutës Italiane përmes të ftuarve special si Fituesi Oscar Roberto Benigni, kujtoi rrugëtimin e Italisë së dalë pas diktarurës fashiste në kërkim të hartimit e krijimit të shtetit të së drejtës, e të lirisë.

Ky Festival përkoi dhe me një nga tragjeditë më të rënda në historikun e vendit sic qe masakra e komunistëve jugosllavë të drejtuar nga Tito, ndaj mijëra italianëve në Istria.

"Një nga faqet tragjike të historisë sonë, u shpreh Amadeus,  e harruar për një kohë, por që i përket epokës së errët të diktaturës e që na bën të reflektojmë mbi vlerën e të drejtave dhe lirive:"

Në natën finale të Sanremo 2023, u lexua për publikun një letër mesazh dërguar nga Presidenti Ukrainas, Vladimir Zelensky. i cili mes të tjerash shkruante se " Ukraina do të fitoj falë zërit të lirisë, demokracisë e naturisht të kulturës".

Të ftuar special në natën finale qenë grupi i njohur Depeche Mode, këngëtarët italianë Gino Paoli e Ornella Vanoni.

Gjatë 5 netëve të këtij Festivali përmes bashkëprezantuesve gra të zgjedhura për cdo mbrëmje, u përpoq të përcillen mesazhe mbi steriotipe të shoqërisë, sic qe ai mbi gruan e kosnideruar si e pavlerë nëse nuk bëhet nënë me një monolog të ndjerë nga aktorja Chiara Francini, apo mbi botën e social, e gjuhën e hatersave zgjedhur në fjalët e blogeres Chiara Feragni, si dhe mbi racizmin në mendimin e volejbollistet Paola Egonu, apo mbi adoleshentët, minorenët e një bote të vështirë e që për krime e gabime të tyre janë mbyllur në një burg të Napolit e që u bënë tema e fjalës së gazetares Francesca Fagnani.

Nuk mungoi sivjet dhe skena të pazakonta, të paprituara e jo të pëlqyera për publikun si kërcimi e puthja në skenë mes këngëtariit në garë Rosa Chemical e Fedez, apo lajthitja e këngëtarit Blanco që shkatërroi lulet në skenë.

Por publiku i Sanremos është mësuar mes shoët e episodeve të krijuara enkas apo dalë nga kontrolli.

 Askush nuk ka harruar shumë vite më parë një spektator në sallë që kërkonte të vetëvritej ndërsa prezantuesi i atëhershëm Pipo Baurdo në transmetim live e në mondovision e bindte të mos e bënte.

E vite më pas u zbulua se gjithcka qe e organizuar.

Ajo c'ka Amadeus pati meritën e këtyre katër edicioneve të Sanremos është se riktheu publikun për ta ndjekur dhe celësi i tij qenë të rinjtë, ata që mbushin platformat muzikore e që këngët e tyre preferohen nga brezat e rinj.

Amedeus ia arriti qëllimit, të krijoi urën lidhëse mes një brezi këngëtarësh të pjekur e të rinjve që kanë preferenca të tjera.

E numri i lartë i teleshikuesve dhe ndjekësve në rrjetet sociale për Sanremo 2023 është dëshmi e provës se ia doli.

Këngëtarët e rinj e të talentuar preferohen sot nga të gjitha moshat e publikut italianë, bashkë me emrat historikë të muzikës italiane, e Sanremo dikur një Festival me një numër cdo vit e më të ulët teleshikuesish, sivjet shënoi një boom televiziv e mediatik botëror.

Mbi 17 milionë euro të shpenzuara nga RAI për realizimin e tij, pritet të kenë mbi 45 milionë hyrje finance nga makineria organizative e një marketingu që solli këto shifra të sukseshme.