"32 vjetori i shembjes së bustit të Enver Hoxhës", Berisha: Ishte Hitleri shqiptar i pasluftës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2023, 12:53
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti sot një deklaratë për media për 32 vjetorin e shembjes së bustit të Enver Hoxhës.
"Enver Hoxhën Konventa e qendrës së djathtë në Europë e quajtën Hitleri shqiptar i pasluftës. Ishte si vëlla siamez i tij. Ishte figura më e zezë, me e urryer e kombit shqiptar.
32 vjet më parë kulti i Hoxhës ishte omnipotent dhe omnipresent. Studentët e Tiranës në një veprim epik të organizuar nga PD dhe shoqata e tyre nisën më 17 shkurt të '91 nisën grevën e urisë, më masivja që ka njohur Shqipëria," tha ai.