Vrau djalin me çekiç, Gjykata vendos "arrest me burg" për Shefki Bylykbashin
Gjykata e Korçës ka vendosur arrest në burg për Shefku Bylykbashin i cili vrau të premten djalin e tij në fshatin Zvezdë të Maliqit. 77 vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa ka thënë para togave të zeza se vrasjen e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes pasi ai po dhunohej nga i biri 50 vjeç
Me kokën e ulur dhe me pranga në duar, Shefki Shefki Bylykbashi 77-vjeç i cili vrau dy ditë më parë djalin e tij 50 vjeç u paraqit në gjykatën e Korçës.
Përpatra trupit gjykues i moshuari pranoj autorëin e krimit por tha se atë e ka kryer nën kushtet e vetëmbrojtjes, pasi po dhunohej nga djali i tij Hamdi Bylykbashi ndërsa ky i fundit po tentonte që ta hidhte në pusin në oborrin e shtëpisë.
Gjykata vendosi që ai të hetohet nën masën e sigurisë arrst në burg ndërsa pas seancës avokati i tij mbrojtës tha se 77 vjeçari dhunohej vazhdimisht nga i biri.
"Më rrihte, dhunonte pasi vinte i alkoolizuar, dhe ditën e ngjarjes donte të më hidhte në pus. Nuk mendova më dhe reagova," tha ai.
Ngjaja e rëndë ndodhi në fshatin Zvezdë të Maliqit pasditen e së premtes.
Ngjarja e cila u referua fillimisht nga familjarët si aksidentale, rezultoj të jetë një vrasje në familje!
Gjithçka nisi pasditen e së premtes kur Hamdi Bylykbashin në gjendje të dehur sulmoj babain e tij 77 vjeç dhe tentoj që ta hidhte në pusin e ujit në oborrin e shtëpisë.
Por 77-vjeçari me ndihmën e një çekiçi që përdoret ëpr të thyer gurët e goditi të birin disa herë në kokë.
Pasi u lajmërua policia dhe ambulance familjarët thanë se Hamdi Bylykbashi ishte rrëzuar në oborr dhe kishte dëmtuar kokën.
Rrugës për në spital ai ndërroj jetë, ndërsa më vonë policia tha se ngjarja nuk ishte aksidentale por ishte vrasje.
