RENEA bëhet pjesë e garës "Swat Challenge" në Dubai

Forcat e Speciale RENEA do të jenë pjesë e një aktiviteti ndërkombëtar i cili do të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe e quajtur "Swat Challenge" ku marrin pjesë 41 forca policore speciale.

Në këtë foto të siguruar nga Ora News janë oficerët e njësisë speciale të cilët do të testojnë aftësitë e tyrë në disa situata.

Këto situata kanë të bëjnë me përdorimin e armëve, ndërhyrje në raste pengmarrjesh etj. Evenimenti do të mbahet nga 20 shkurti deri më 24 shkurt.

Një vit më parë ishin po forcat speciale të cilat ishin pjesë e këtij evenimenti ku morën edhe rezulatatë të shkëlqyera.

Në ditën e parë të garës RENEA u renditën në vend të 10-të duke lënë pas forcat RAID të cilët i përkasin forca e speciale të Francës.