Në udhëkryq/ Familja shqiptare e kërcënuar nga lindshmëria e ulët, shpopullimi dhe agjendat globale

Lindshmëria e ulët, shpopullimi dhe axhendat globale po kërcënojnë familjen shqiptare. Ishte ky shqetësimi që ngritën në konventën e dytë përfaqësues të Koalicionit shqiptar pro familjes.

“Familja shqiptare gjendet në udhëkryq dhe e kërcënuar”.

Kështu u shpreh pastori Akil Pano, themelues i Koalicionit shqiptar pro familjes e jetës.

Në mbledhjen e konventës së dytë të këtij koalicioni ai tha se vlerat e familjes po rrezikohen edhe nga axhendat globale teksa përmendi debatet për prindin 1 dhe prindin 2.

“Familje të qëndrueshme, fëmijë të shëndetshëm” - I tillë ishte mesazhi i deputetes austriake Gudrun Kugler e cila theksoi problemet me të cilat po ndeshen të rinjtë sot.

Deputetja Etilda Gjonaj, pranoi se në Shqipëri ka vend për tu bërë më shumë në ndihmë të fëmijëve e grave.

Në konventën e dytë për familjen u miratua edhe një rezolutë e cila synon lartësimin e vlerave të këtij institucioni si dhe ndërmmarjen e nismave konkrete në ndihmë të familjeve në nevojë.