Bibliotekë i thënçin/ Në Durrës asnjë sallë leximi modern, hapësirat e ngushta
Lexuesit e shumtë të bibliotekës publike të qytetit të Durrësit i vuajnë prej vitesh mungesën e sallave normale të leximit. Në Bibliotekën e ndërtuar shumë vite më përpara nuk ka njohur asnjë investim. Qytetarët dhe shkrimtarët shprehen të shqetësuar për situatën, ndërsa i bejnë thirrje autoriteteve lokale dhe qëndrore që të ndërhyjnë.
Kjo është Biblioteka e Durrësit.
E vetmja bibliotekë për mijëra qytetarë, nxënës e studentë të universitetit Aleksandër Moisiu, Durrës.
Hapësirat për libra janë tej mbushur.
Kjo është e vetmja sallë për lexuesit.
Ata që e duan librin flasin për një gjendje të mjerueshme të bibliotekës së qytetit.
Qytetarët: “Biblioteka e Durrësit lë shumë për të dëshiruar. Biblioteka e Durrësit është një bibliotekë që nuk i përmbush fare kërkesat, jo vetëm të lexusve, por as të punonjësve që janë aty brenda.
Biblioteka sot nuk i plotëson ato kushte normale për t’ju përgjigjur vrullit krijues dhe botuesve, që lënë aty vrullin dhe shpirtin e tyre”.
Thonë se askush nuk ka ndërhyrë prej dekadash në modernizimin e saj.
Qytetarët: “Pushteti lokal është i detyruar të merret me bibliotekat, ta ndjek problemin e bibliotekave, ta investoj dhe ta kontrolloj punën e bibliotekave”.
Biblioteka e Durrësit u ndërtua në vitin 1945, ndërsa prej asaj kohe pak gjëra kanë ndryshuar në infrastrukturën e saj.

