Trefishohen vizitorët: Në Memorialin e Heroit Kombëtar në Lezhë vizitorë nga e gjithë bota

Vizitorët në Memorialin e Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kanë qenë të shumtë edhe përgjatë stinës së dimrit.

Në janar vizitat u trefishuan, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të shkuar.
Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi e lidh numrin e lartë të turistëve me aktivitetet në kuadër të 555 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Paulin Zefi: E veçanata ëshë se janari është trefish më shumë, sepse është dhe 555 vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kemi pasur aktivitete mbas 17 janarit, gjithmon aktivitete tematike që lidhen me heronjtë ndërkombëtar. Lidhjet me agjensit e huaja turistike.

Vizitorët vijnë nga kudo por dominojnë ata nga Italia.

Paulin Zefi: Në 3 vite më përpara kanë shënuar rekord nga europa qëndrore si Hungaria dhe Polonia, vitin e kaluar ka qen Izreaeli, sivjet po vërejm një rritje të dukshme të vizitorëve nga Italia.

Kalaja Mesjetare e qytetit, mbart po ashtu vlera historike por numri i vizitorëve që shkojnë atje është më i ulët.

Shkak thotë Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore është rruga e dëmtuar.

Paulin Zefi: Guidat turistike që na vijnë, ose grupe turistike që sjellin turist me autobuza, e kanë të pamundur ti ngjiten kalasë, rruga kalldrëm është problem për tu ngjitur autobuzat dhe ato zgjedhin që te shkojnë drejt Shkodrës dhe të vizitojn kalan e Rozafës dhe qytetin e Shkodrës, sesa të vizitojnë kështjellën e Lezhës.

Në Lezhë drejtuesit e Bashkisë kanë premtuar investime për të bërë këtë rajon të vizituar gjatë gjithë vitit.