DOKUMENTI/ Felaj mbledh Byronë e Kuvendit, rrëzohet kërkesa e PD-së

Byroja e Kuvendit rrëzon kërkesën e PD-së për mosnjohjen e vendimit të Komisionit të Etikës, duke lënë në fuqi vendimin për përjashtimin e deputetëve demokratë me 10 ditë nga punimet parlamentare.

“U zhvillua mbledhja e Byrosë së Kuvendit

Nën drejtimin e Zëvendëskryetares, znj. Ermonela Felaj Valikaj, sot u zhvillua mbledhja e Byrosë së Kuvendit.

Mbledhja shqyrtoi ankimin e deputetëve Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Sali Berisha ndaj vendimit nr. 38, datë 15.02.2023, të Sekretariatit për Proçedurat, Votimet dhe Etikën për përjashtimin 10 ditë nga veprimtaritë e Kuvendit të deputetëve Flamur Noka dhe Sali Berisha dhe përjashtimin 5 ditë nga veprimtaritë e Kuvendit të deputetëve Belind Këlliçi dhe Edi Paloka.

Mbledhja vendosi rrëzimin e ankimimit dhe lënien në fuqi të masës disiplinore”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

DOKUMENTI/ Felaj mbledh Byronë e Kuvendit, rrëzohet kërkesa e