Nxirrnin gurë dekorativ në Tomor, procedohen penalisht shoferi i kamionit dhe 2 administratorë subjektesh
Policia e Beratit ka proceduar penalisht shoferin e njw kamioni dhe 2 administratorë subjektesh, të cilët dyshohen se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative, në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit.
Brazili ka një trajner…të përkohshëm
15 Shkurt, 19:35
"U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e automjetit, shtetasin A. Y., 36 vjeç, banues në Berat, për veprën penale "Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura". Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për 2 shtetas të tjerë, administratorë subjektesh, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe "Punësimi i paligjshëm", konkretisht: D. L., 29 vjeç, banues në Bogovë, Skrapar dhe M. L., 39 vjeç, banues në Poliçan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në subjektet e tyre, me aktivitet grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e gurëve dekorativë, u gjetën pllaka guri dekorative, pa dokumentacionin përkatës, të cilat dyshohet se janë nxjerrë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit. Gjithashtu, u konstatua një punonjës i pasiguruar" njoftoi policia.
Shërbimet e Policisë po zhvillojnë hetime dhe po kontrollojnë 3 mjete ekskavatorë, të cilët u konstatuan në afërsi të disa karierave të përpunimit të gurit, në këtë zonë.
Këto mjete, në vitin 2020, janë bllokuar nga Policia dhe janë lënë në malin e Tomorit, pasi ishin me defekt.

