Treg pa kushte, shitësit në Pogradec prej vitesh ushtrojnë aktivitetin në kushte të vështira

Nuk kanë asnjë kusht në vendin e punës.

Tregtarët e veshjeve në Pogradec kanë vite që punojnë në të tillë gjendje.

"Ftohtë është, nuk kemi kushte. Kemi bërë ankesë dhe nuk është marrë parasysh."

"Tualetet janë në pikë të hallit."

Shumica prej tyre ushtrojnë aktivitetin në ish-godinën e ndërmarrjes së përpunimit të drurit.

Janë përpjekur të krijojnë disa kushte, por sërish janë të ekspozuar ndaj të ftohtit të dimrit apo temperaturave të larta të verës.

"Hyn shiu brenda."

Ndër vite bashkisë i kanë bërë kërkesë për ndërtimin e një tregu të ri.

Në Bashkinë e Pogradecit janë në dijeni të vështirësive që ndeshin shitësit në punën e tyre të përditshme e thonë se e kanë një projekt që pritet të realizohet së shpejti.

"Kemi bërë një projekt shumë dinjitoz që do investohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Brenda këtij muaji duhet të çelet fondi dhe të vazhdojë investimi."

Kryetari Ilir Xhakolli thotë se tregu i ri do të ketë kapacitet për të paktën 300 shitës.

"Këtu do marrin zgjidhje të gjithë qytetarët."

Deri sa ky projekt të marrë jetë, 80 shitësit e pazarit industrial të Pogradecit do të vijojnë të nxjerrin të ardhura në kushte të vështira.