Goxhaj: Llalla mori azil politik se është jurist i zoti, mund të përfitojë çdo shqiptar se ka rënë sistemi

Avokati Altin Goxhaj thotë se Adriatik Llalla, i dënuar në Shqipëri, përfitoi azil politik në Itali se është jurist i zoti.

Por nga ana tjetër ai shton se çdo shqiptar mund të marrë azil politik si Llalla sepse këtu sistemi i drejtësisë ka rënë.

Goxhaj: Adriatik Llalla e ka marrë azilin se është avokat, është i zoti, është jurist. Të gjithë ne mund ta marrim kur të duam se këtu nuk jetohet. Një homoseksual nga Afrika vetëm po të vërtetojë se është homoseksual merr azil politik. Jo se po i ndodh diçka, por mund ti ndodhë. Në Shqipëri çdo njërit prej nesh mund të na ndodhë çdo gjë në këtë sistem ku jetojmë, këtu nuk ka gjykata, këtu policia është parti, shteti është grabitës tokash. Llalla e ka marrë atje se ka rënë sistemi këtu, e kanë kuptuar të gjithë. Soros ka vendosur në Gjykatën e Lartë mercenarë. Adriatik Llala si çdo shqiptar tjetër kur të dojë mund të marrë azil politik kudo.