Ngjela: Korrupsioni sot ka investuar në treg, të fusin në burg ata që i çojnë paratë në bankat e Zvicrës
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në një intervistë për Ora News deklaroi se sot dëgjon shpesh të thuhet që ka korrupsion megjtihatë fakti që ka korrupsion nuk duhet parë si diçka negative, pasi ato poara investohen në tregun dhe ekonominë shqiptare.
"E dinin fitimin vjedhje, unë i dëgjoj dhe sot. Korrupsion i madh thonë, broçkulla. Paratë kanë hyrë në treg. Unë jam me një tjetër filozofi. Fute korrupsionin në burg po ai bëri pallate. Ai smori paratë tuaja dhe i investoi në bankat e Zvicrës, ai i investoi këtu. Ka dhe nga ata që i kanë çuar në bankat e tyre, atyre le tua marrin.
Ai i ka investuar këtu. Ai ka bërë zhvillim me korrupsion, tregu kërkon para, nukn pyet nga i ke marrë. I përdor, nëse dalin se kanë dalë nga shkelja e ligjit ai të mbajë përgjegjësi," tha ai.