Rasti "Llalla", Saraçi: Ambasadorët e SHBA kanë rol kryesor në shkatërrimin e reformës në drejtësi

Gazetari Romir Saraçi duke komentuar në "Ora e Betit" marrjen e statusit të azilantit në Itali nga ish-kryeprokurori Llalla tha se drejtësia në Shqipëri vuan jo vetëm nga ndikimi politik por edhe ai i ambasadorëve të SHBA, përfshirë Yuri Kim që është sot.

Romir Saraçi: Është bërë zakon dhe rutinore në Shqipëri që ambasadorët e SHBA për shkak dhe të investimit amerikan për drejtësinë të bëjnë deklarata të pamatura, të bëjnë atakime, të japin vendime para se të flasë drejtësia. Jo vetëm në rastin e zotit Donald Lu por dhe ambasadores aktuale, e cila inkurajon pozitivisht prokurorët, gjyqtarët, bën takime para vendimeve të caktuara, shfaqet teksa duhet zgjedhur drejtuesi i SPAK. Gjithë kjo panoramë bën që drejtësia shqiptare është e pabesueshme në drejtësinë e vendeve të tjera. Reforma në drejtësi në vendin tonë ka mbaruar.Përtej ndikimit politik është dhe ndikimi pozitiv i këtyre ambasadorëve të SHBA që kanë rolin kryesor në shkatërrimin e kësaj reforme.