Saraçi: 3 marsi, akti final për opozitën. Nëse PD nuk merr atë që i takon, të harrojnë se mundin Ramën me votë!
Gazetari Romir Saraçi thotë se vendimi i Apelit me 3 mars është akti final për PD dhe opozitën.
"Opozita duhet të ketë një kohë përfundimi të maturisë politike. 3 marsi, vendimi i Gjykatës së Apelit duhet të jetë akti final për PD dhe opozitën. Nëse nuk do ti jepet ajo që i takon, opozita dhe PD ta harrojnë se ndonjëherë me votë mund ta mundin Edi Ramën. A ka rrugë tjetër? Nuk ka, vetëm me votë. Por Edi Rama po përdor të gjithë mekanizmat për të dëmtuar opozitën për zgjedhjet.PD po arrin shumë me protestat, po tregon se është opozitë. Po tregon se është aty, është e fortë".
Në "Ora e Betit" ai tregoi se ku ndryshojnë protestat e Berishës sot nga ato të Bashës dje.
"Basha dhe PD edhe në atë kohë ka bërë protesta shumë të mira, por kush ishte finalizimi? Nëse protestat e sotme përfundojnë në pazar siç përfundonin në kohën e zotit Basha është i destinuar dështimi. Opozita e djeshme me protestat ka qenë në nivelin e duhur por përfundonin në pazar. Berisha ka treguar se nuk e shet aksionin opozitar, ky është dallimi".

