Llalla, azilant politik në Itali/ Kraja: Shuplakë për reformën në drejtësi
Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë përgjatë viteve 2012-2017, Adriatik Llalla, ka fituar statusin e Azilantit Politik në Itali.
Akil Kraja i ftuar në "Ora e Betit" tha se vendimi i gjykatës italiane ishte një shuplakë për reformën në drejtësi.
Kraja: Është një sfidë, provë, dështim i drejtësisë së re lidhur me rastin konkret. Sistemi i drejtësisë në Itali është sprovuar me këto dosje, derisa ka dhënë këtë vendim nuk kam asnjë arsye për ta vënë në dyshim. Kjo më bën të mendoj se gjykimi në Shqipëri ka qenë me të meta të jashtëzakonshme. Kjo është fatkeqësi. Është një shuplakë për një reformë që popullata kishte pritshmëri, një drejtësi që do të ndëshkonte prokurorët dhe gjyqtarët qofshin të korruptuar apo jo, por që kishin dhënë një drejtësi të gabuar. Sot qytetarët shohin se në Itali dikush shpallet i pafajshëm, në Shqipëri shpallet fajtor. Rasti i Llalës është dhe pak politik. Në sytë e shqiptarëve sot drejtësia vazhdon të jetë e njëanshme, me influenca. Një lajm i keq për të gjithë bne dhe lajm i mirë për Llallën se ai kërkoi drejtësi dhe mesa duket e gjeti në Itali.
