"Uji është qelbur në burim", Gjokutaj: Llallës, i lobuar nga Shqipëria si non grata në SHBA, i jepet azil politik në Itali

Avokati, Genc Gjokutaj, vlerëson se ish-kryeprokurorit Llalla i ka dhënë një dorë të fortë në përfitimin e aizilit politik në Itali, shkeljet gjatë procesit të gjykimit në vendin tonë.

"Janë garancitë e një procesi që janë shkelur gjatë gjykimit. Çështja e zotit Llalla është trajtuar politikisht, drejtësia është një instrument në duart e politikës që ka sjellë si pasojë dhënien e aizlit politik zotit Llalla dhe refuzimin e ekstradimit të tij në Shqipëri për ato shkelje që ajo gjykata ka konstatuar".  

Në "Ora e Betit" ai theksoi një tjetër kontraditë në këtë proces.

"Zotit Llalla, i lobuar nga Shqipëria për non grata në Amerikë i jepet mbrojtje në Itali, një kontraditë shumë e madhe që tregon se uji është qelbur në burim. Është lobuar dhe për biznesmenë. Nëse dio ishte reale kjo non grata gjykata italiane do ta kishte refuzuar".