Dedaj: Berisha në krizë të trefishtë, s'i ka mbetur gjë tjetër vetëm të dalë në rrugë

Gazetari Reldar Dedaj thotë se Berishës dhe PD së Rithemeluar nuk i ka mbetur gjë tjetër përpos protestave në rrugë.

I ftuar në "Ora e Betit" ai theksoi se shkak është kriza e trefishtë në të cilën gjendet sot kjo parti me Berishën në krye.

Dedaj: Sali Berisha si opozitar dhe PD e rithemeluar si ka mbetur asnjë rrugë tjetër përveçse ta shprehë rezistencën  e saj në rrugë. Sali Berisha është në krizë të trefishtë. Krizë juridike, krizë politike dhe është në krizë diplomatike. Duke qenë në këtë pozicion ai nuk arriti dot ta përmbushë premtimin e tij që PD të jetë më e hapur, më e bashkuar dhe më e fortë. Sali Berishës dhe Rithemelimit në këto kushte që është sot, nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të dalë në rrugë. Ekzistenca e tij është rruga. Protestat politike janë rutinë. Berishës hiqi protestën e korrikut, në të tjerat pati rënie progresive në numrin e pjesmarrësve. U duk qartë.Motivet duhen analizuar.