Urime politikanësh për Shën Valentin
Shën Valentini është një shenjtor i njohur, që ka jetuar në shekullin e tretë në Romë, i cili përkujtohet në datën 14 shkurt. Ai është lidhur që nga mesjeta me simbolin e dashurisë së sinqertë.
Asgjë nuk dihet me siguri për të, përveç faktit që quhej Shën Valentin dhe se vdiq më 14 shkurt në rrugën “Flaminia” në veri të Romës.
Dashuria nuk njeh moshë. Shën Valentini e tregon këtë në çdo cep të Tiranës.
Të rinj e të moshuar me trëndafila shijuan dashurinë e tyre.
Të ndryshme kanë qenë dhe postimet për këtë festë nga politikanët shqiptarë.
Kreu i PD Sali Berisha në një postim në rrjetin e tij social ka hedhur një trëndafil blu, krahas të cilit shkruan "Një urim të përzemërt të gjithë të dashuruarve në këtë feste!"
Kreu i PL Ilir Meta postoi një foto me bashkëshorten Monika Kryemadhi krahas së cilës shkruan "Gëzuar Shën Valentinin nga ne! Dashuri përherë në zemrat tuaja!"

