Psikologia Miekley: Dashuroni çdo ditë të jetës dhe bëni dhurata jo vetëm në ditë festash
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2023, 21:12
Psikologia, Bona Miekley, e ftuar në Ora Neës në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musaj ka folur për dashurinë ku u sygjeroi që çiftet ta shprehin dashurinë në forma të ndryshme në çdo ditë të vitit.
Miekley: Sa bukur do të ishte sikur kjo ditë të ishte shumëzuar për shumë ditë të tjera, pra që çifti në këtë rast të mos presin një herë në vit për lule por pse jo të dhurojnë jo vetëm lule por mbi të gjitha të dhurojnë dashuri të pakushtëzueshme sepse dashuria është e durueshme dashuria nuk ka smirë, dashuria i duron të gjitha i shpreson të gjitha.

