"Gjyshja inspirim, Gjirokastra e shtrenjtë" ish-deputetja tregon dashurinë e madhe, politikën e quan "zonë e minuar"

Artemisa Malo, ish-deputete e zv. ministre në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora ka treguar për fëmijërinë e saj, shkollimin, lidhjen që ka me qytetin e lindjes, përfshirjen e saj në politikë dhe punën në auditor.

Artemisa Malo thotë se ajo që e ka inspiruar është gjyshja e saj.

"Jam rritur me gjyshen, në një familje ku unë kam qenë e vetmmja gocë e gjithë fisit. Kam ndjerë një suport e siguri. Ajo që më ka inspiruar ka qenë gjyshja ime, më ka mbushur me vetëbesim, më ka inspiruar. Me Gjirokastrën më lidh fëmijëria, gjithë miqtë e familjarët. Për mua Gjirokastra është e shtrenjtë."

Si e kujton fëmijërinë?

"Ajo që nuk harroj është dashuria e madhe që kishim dhe mënyra si u rritëm me njëri tjetrin. Gjithë rrethi shoqeror mua do të më mungojë në çdo kohë në çdo epokë e qytet. Babain e kam humbur para pak kohësh, im vëlla jeton prej shumë vitesh jashtë. Unë dhe vajzat e mia tashmë i referohemi një grupi të vogël. Më mungojnë njerëzit që nuk janë tashmë me ne. marrëdhënia me babain tim ka qenë përtej lidhjes prindërore.  Babai ka qenë këshilluesi më i mirë, ishte burrë me autoritet e serioz, por njeriu më i afërt isha unë. Babai tregonte shumë mirë atë që nuk duhet bërë, na linte të lirë të gabonim dhe të mësonim."

Si ishte lëvizja nga Gjirokastra në Tiranë?

"Përveç pjesës për të bërë gjëra më të mira për shoqerinë përfshirjen politike e shihja si detyrim. Kandidova për deputette në qarkun e gjirokastrës. Ishte një sfidë e madhe. Nuk ishte e lehtë por kontaktet me elektoratin e qytetarët dhe më pas erdhi vendimi për tu emëruar si zv. Ministre."

Si vendoset të përfshiheni në politikë?

"Përfshirja në politikë më erdhi papritur. Nuk e dija se çfarë po më priste, nuk ishte e lehtë. Politika është një zonë e minuar ka gjithmonë surpriza. Për ta bërë sa më mirë detyrën përpiqemi të jemi autokritik. Por të qenit në politikë dhe grua lup shumë më tepër punë për ta treguar se po ja del si duhet. Ti përpiqesh të tregosh se aftësia në punë është krejt e barabartë."

A keni menduar ndonjëherë të hiqni dorë?

"Nga natyra jam këmbënguëse dua t'ju shkoj gjërave në fund. Në çdo lloj karriere ku të përfshihesha dua t'ju shkoj gjërave në fund."

Nuk keni hequr dorë nga puna si lektore, si ka qenë kjo punë?

"Nuk kam hequr dorë dhe nuk kam ndërmend të heq dorë ndonjëherë. Më mban gjallë auditori, lidhja me studentët më rinon dhe më jep energji. Je afër rinisë si dhe je e adaptuar e problemet dhe hallet e rinisë."


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.