Ukrainasja që u martua me shqiptarin tregon sekretin e dashurisë

Oksana Genkika, ukrainsja që zgjodhi dashurinë e burrit shqiptar në emisionin "Jeto me Orën" tregoi sekretin e dashurisë në marrëdhënien e saj.

Ajo thotë se janë të dy emocional dhe se "kemi rënë dakord që në momentin që ai është i acaruar unë i jap 2 minuta kohë sa të qetësohet dhe të kundërtën".

Oksana Genkika: E rëndësishme është të komunikosh me njëri tjetrin. Unë dhe bashkëshorti im jemi shumë emocional dhe kemi rënë dakord që në momentin që ai është i acaruar unë i jap 2 minuta kohë sa të qetësohet dhe të kundërtën. Funksionon. Duhet të flasim e ta kuptojmë njëri tjetrin. Kjo është punë për gjithë jetën, duhet ta mbash dhe ta kesh në vijmësi atë dashuri dhe respekt.

"Kam 11 vjet që jetoj në Shqipëri. E rëndësishme është mbështetja e partnerit, familja. Kam prindërit në Ukrainë dhe familjen që kam krijuar këtu. Kjo është e rëndësishmë, si rritet fëmija edukimi i fëmijëve.", u shpreh ajo.  


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.