"Jeta nuk është Instagram e Tik-Tok" Bardhi dhe Lili rrëfejnë "përrallën" e tyre të dashurisë

Bardh dhe Lili Vrapi në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora rrëfyen historinë e tyre të dashurisë.

"Dikur e dëgjoja Bardhin që këndonte, e gjurmoja mbrapa dhe dikur u njohëm në një dasmë. Aty filloi. Unë shkoja mbrapa.", tha Lili.

Bardhi e kujton si një moment "që nuk të vjen çdo ditë".

Bardh: Ka qenë një moment që nuk të vjen çdo ditë. Dashuria forcohet me respekt dhe vepra. Kemi qëndruar 33 vjet pa u shkëputur asnjë moment bashkë.  Tani dashuria është dhe më e bukur. E kemi nisur nga zero si të gjithë emigrantët dhe kemi vuajtur por dashurinë nuk e kemi humbur. Unë nuk e kam imagjinuar që do të vijë një ditë që do të kthehet kështu dashuria.

Dhe për to ka pasur sfida por thonë se i kanë përballuar si duhet.

Lili: Shkurt ne gjetëm njëri-tjetrin. Sfida ka pasur shumë. Unë këmbëngula. Te Bardhi kam përlqyer që është i dashur, ka sinqeritet dhe mbi të gjitha të bën të gëzosh. Kemi pasur dhe ne dallgët tona, por i ka jeta.

Si duhet ti kapërcejnë të rinjtë vështirësitë?

Lili: Jeta nuk është Instagram e Tik-Tok. Familjen e mbajnë dy persona duhet ta mbajnë të dy burri dhe gruaja.

Bardh: Koha jonë me kohën e sotme, nukmund të thuash se ka ndryshuar koha por njerëzit. Po e deshe një njeri duaje siç është jo me BMV e audi. Kemi vuajtur të dy kemi fjetur dhe poshtë urave, ishte dhe Lili shtatëzanë por ia kemi dalë.


Shenim*Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.